Juve bën pazar te Milani, babai i spanjollit jep miratimin

Matia Perin nuk ndihet komod për rolin e tij te Juventusi. Portieri italian nuk ka arritur të luajë gati fare këtë sezon, me Sheznin që merr maksimumin e minutave. Kjo ka sjellë në idenë e largimit të portierit italian drejt një destinacioni, ku do të kishte minuta. Pas largimit të tij, Juventusit do i duhet të gjejë një tjetër portier të dytë.
Emri i Pepe Reina ka dalë në skenë ditët e fundit në mediet italiane. 36-vjeçari do të kishte kënaqësinë të luante me klubin më të fortë në Itali, qoftë edhe si zëvendësues. Megjithatë, kjo lëvizje mund të shkaktojë shumë polemika duke parë rivalitetin mes Juves dhe Milanit.

Nuk mendon kështu babai i Reinës. Ai nuk e përjashton idenë një transferimi në “Allianz Stadium” të djalit të tij. Ardhja e mundshme e Sarrit në krye të stlolit të “Zonjës” do i shtonte shumë shancet e kësaj lëvizje.

“Nuk e di nëse Sarri do të shkojë te Juventus. Ai e dëshmoi me Napolin se është një nga më të mirët në botë dhe e bëri këtë edhe me Çelsin, duke fituar Europa League. Reina te Juventus? Ata janë klubi më i mirë në Itali. Reina është profesionist. Nuk do të ishte një problem transferimi i tij në Torino”, u shpreh babai i portierit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online