Roma bën paqe me Barcelonën, fillojnë negociatat për brazilianin

Marrëdhëniet midis klubeve të Barcelonës dhe Romës u përkeqësuan pas trasnfertës së sulmuesit anësor Malkom te katalanasit. Braziliani kishte marrë avionin për në Romë, kur në momentin e fundit ndërroi mendje pas ofertës së kampionëve të Spanjës.

Presidenti i Romës, Xhejms Palota tha me shaka se klubi i tij do t’ia falte Barcelonës veprimin e pahijshëm nëse këta të fundit do t’i jepnin Mesin. Natyrisht, “pleshti” nuk ka se si të lëvizë nga Barcelona, por plot të tjerë munden.

Sipas “Corriere Dello Sport”, objektivi numër një i Romës për merkaton e janarit është braziliani Rafinja. Mesfushori spikati gjatë sezonit të tij të kaluar me Interin dhe transferimi i tij te verdhekuqtë shikohet si një bast i sigurt. Sigurisht, Barcelona do të bëjë të sajën duke i bërë një ulje të vogël kartonit të lojtarit si për të kompensuar disi polemikat e trasnfertës së Malkom gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online