Reja: Luaj me dy sulmues, shkopin e përdor kur duhet!

Ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë janë në prag për kombetaren tonë dhe përgatitjet kanë nisur. Ditën e sotme, trajneri Edi Reja doli në konferencë përpara mediave, ku foli për sfidat e radhës si dhe për disa tema të tjera.

LISTA – “Janë 18 lojtarë që kanë qenë me Xhani De Biazin. Më pas janë edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuçin, por më duhet të kem edhe kohë që të vlerësoj lojtarët. E keni parë edhe javën e kaluar që kemi marrë edhe katër lojtarë të Partizanit. Kemi përfshirë Kumbullën, Selmanin. Kam një listë prej 35 lojtarëve që i ndjek, por koha ishte e shkurtër.”

OBJEKTIVI – “Objektivin e dini të gjithë. Problemet që kemi pasur kanë qenë në mbrojtje. Përveç Francës që është ekip i nivelit të lartë, të gjithë ekipet e tjera janë ekipe të arritshme. Lojtarët që vijnë në kombëtare duhet ta ndjejnë diçka të tillë. Kam folur me djemtë, me secilin dhe mendojnë se duan të bëjnë diçka të mirë. Këtu e duan shumë futbollin.”

GRUPI – “Ka entuziasëm dhe dëshirë që unë e ndjej brenda vetes. Të paktën ngarkesa ime është e madhe, por lojtarët janë pozitivë dhe duan të bëjnë më të mirën. E di nga eksperienca, që mund të kemi mungesa, por kur grupi është i mirë edhe kur përballesh me një ekip të fortë ke shanse. Falënderoj Partizanin për katër lojtarët. Patëm mundësinë të shihnim edhe U-21, ishte e gjitha për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Stërvitja e vërtetë nis sot.”

LOJA – “Ekulibri i lojës kishte disa mungesa. Kur janë gjashtë lojtarë që bashkëpunojnë dhe dua të bashkëpunojnë gjithmonë është diçka që mund t’i japësh skuadrës.”

PRITSHMËRITË – “Prespektiva jonë është të bëjmë mirë. Objektivi i parë është që ekipi të jetë i besueshëm dhe kompakt. Luajmë ndaj Islandës një ekip i fortë, sidomos në ajër dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën.”

29 LOJTARË TË GRUMBULLUAR – “Jo, absolutisht. Janë 11 lojtarë që mund të luajnë, qofshin 29, 27 apo 25 të grumbulluar. Lojtarët që janë grumbulluar duhet të jenë krenar, qoftë ai që luan apo ai që nuk luan. Mbetet për t’u parë ndeshja e parë dhe më pas do të shohim në vazhdim.”

MODULI – “Modulin e bëjnë lojtarët. Do mundohem të luaj me dy pika kyçe. Mbrojtësit kur humbet topi të jenë agresivë, si dhe të ruajmë filozofinë. Nuk po them që do të bëjmë një lojë ofensive, por do të shohim. Dua të luaj me dy sulmues. Pas ndeshjes në Islandë do i kem gjërat edhe më të qarta. Nuk e kam vendosur akoma modulin e lojës. Duke parë krahët që kemi dhe mesin e fushës që e kemi të mirë, mund të luajmë edhe me 3-5-2. Kemi Lenjanin, Roshin apo dhe Hysajn që punojnë mirë në krah.”

GJENDJA FIZIKE – “Unë do flas me secilin nga ata do t’i pyes nëse janë të lodhur apo jo. Në momentin që zbresin në fushë, dua të japin 200%.”

GJENDJA E GRUPIT – “Është një ekip që nuk ka luajtur akoma. Lojtarët janë të qeshur dhe të gëzuar. Trajneri është i ri dhe nga ana psikologjike grupi duhet të jetë mirë.”

SIGURIA NË REPARTE – “Siguri nuk kam në asnjë repart. Janë për t’u parë në vazhdim. Kam parë ndeshjen në Izrael dhe ka qenë një sfidë e mirë. Kam ardhur këtu të arrij diçka me entuziazëm dhe flas me djemtë.

NDËRTIMI I DIÇKAJE TË BUKUR – “Kam qenë shumë i kujdesshëm me gjuhët sidomos. Di shumë gjuhë, por shqip ende nuk kuptoj asgjë. Do të thotë që duhet të tregohem akoma më shumë i kujdesshëm. Në Friuli aty ku jetoj unë ka shumë shqiptarë dhe më kanë ndihmuar të ndërtoj shtëpinë, që shpresoj të mos shembet. Dua dhe unë t’u ndihmoj të ndërtoni, por shpresoj që të më jepni kohë për të arritur diçka të bukur.”

SHKOPI – “Bastuni godet fort atëherë kur duhet. Tani për tani duhet të gjej ekuilibrat e skuadrës. Kam takuar disa herë De Biazin dhe kam marrë gjëra pozitive. Nuk dua të flas keq për kolegët e mi, Panuçi ka bërë punën e tij dhe mendoj se ishte i pafat. De Biazi ka karakterin e tij, Panuçi të tijin dhe unë kam karakterin tim. Nëse duhet shkopi do ta përdorim, jo gjithmonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online