Mungesa e Gjimshitit dhe rikthimi i Lenjanit: Edi Reja i sqaron të gjitha

Në listën e Kombëtares, që u bë e ditur ditën e sotme, u vu re mungesa e madhe e Berat Gjimshitin. Gjithashtu, në sy ra edhe rikthimi i madh i Ermir Lenjanit, i cili kishte deklaruar më parë që nuk vinte në kombëtare për sa kohë drejtonte Panuçi, ndërkohë tashmë çdo gjë ka ndryshuar pasi në stol është Edi Reja.

Lidhur me këto çështje trajneri i Kombëtares u pyet në konferencë, ku sqaroi gjithçka. Reja u pyet edhe mbi Endri Çekiçin, i cili po kalon një formë mjaft të mirë në Slloveni. Sipas numrit një të stolit tonë, Çekiçi është në planet e tij për të ardhmen dhe mund të jetë pjesë e kombëtares.

MUNGESA E GJIMSHITIT – “Gjimshiti operohet sot, pasi ka pasur probleme. Më vjen keq sepse unë e kam marrë tek Atalanta Gjimshitin. Edhe Vrionin doja ta shihja, por edhe ai ka probleme.

MOSPËRFSHIRJA E ENDRI ÇEKIÇIT – “Çekiçin e kam parë dhe do ta rishikoj. Kemi lojtarë edhe si Uzuni, nuk duhet të harrojmë. Çekiçin po e shoh dhe në një të ardhme mund të jetë pjesë e kombëtares.”

ÇËSHTJA LENJANI – “Me Lenjanin kam folur dhe kam qartësuar gjithçka kur kam qenë në Zvicër. Më vjen keq kur lojtarët flasin keq për trajnerët, nuk është diçka e mirë. Lenjani është një lojtar i mirë nga mesfusha e lartë, pasi ka shpejtësi edhe teknik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online