Reali llogarit gjithçka, katër emrat që zëvëndësojnë Modriç

0

Reali vazhdon punën në merkato dhe ka një plan nëse largon Luka Modriç. Nëse kroati largohet, drejtuesit spanjollë kanë një listë prej katër emrash, të cilët do zëvëndësojnë 32-vjeçarin.

Siç citon “As”, Pjaniç i Juventusit, Milinkoviç-Saviç i Lacios, Verrati i PSG dhe De Jong i Ajaksit janë alternativat e Modriç. Mesfushori rikthehet të merkurin në Madrid dhe personi i parë që do të takojë është presidenti i tij, duke sqaruar gjithçka për të ardhmen e tij.

Nëse rrugët e tyre ndahen, Reali do të hidhet në sulm për zëvëndësuesin dhe njëri nga të katër emrat e mësipërm do të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.