Reali apo Bajerni? Vendoset zyrtarisht fati i Hames!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Hames Rodriges nuk do të jetë pjesë e Bajernit sezonin e ardhshëm. Kolumbiani do të kthehet te Real Madrid, pasi ky ishte viti i fundit i huazimit te kampionët e Gjermanisë. Klubi bavarez kishte të drejtën e blerjes së tij për shifrën e 42 milionë eurove. Kjo nuk ka ndodhur dhe në mirëkuptim me lojtarin bashkëpunimi është mbyllur pas dy vitesh.

Këtë e bën të ditur drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Rumenige. Ai shprehet se ka rënë dakort me Hames për të mos e blerë kartonin e tij. Kolumbianit i është bërë e qartë se nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit dhe zgjedhja e tij ka qenë largimi te Reali. Ajo që do pasojë pritet të jetë shitja e tij në një klub tjetër, ku mund të luajë më shumë.

“Para fundit të sezonit ai erdhi dhe biseduam. I thashë se nuk e ka të sigurtë aktivizimin në çdo ndeshje dhe zgjedhja e tij ishte kthimi në Madrid. Nuk mund të paguajmë 42 milionë euro për një lojtar që nuk e ka të sigurt formacionin. Rodriges kërkoi vazhdimësi, por ne nuk ja sigurojmë dot dhe më vjen keq për këtë”, u shpreh Rumenige.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *