Konte me objektiva të qarta, synon rikthimin e bujshëm tek Interi!

0

Vendosja e Antonio Kontes në krye të pankinës së Interit, tregon shumë për sa i përket projektit ambicioz që ka klubi zikaltër. Pas zgjidhjes së çështjes së trajnerit, tashmë ka nisur puna për merkaton dhe trajneri i ri duket se e ka një objektiv primar.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Konte i ka kërkuar drejtuesve të Interit rikthimin e një “ish”-i që tifozët zikaltër “e dashurojnë”. Bëhet fjalë për Mateo Kovaçiç. Ky i fundit sapo mbylli një sezon mjaft të suksesshëm me Çelsin dhe tashmë do të rikthehet në Madrid, pasi në Londër ishte i huazuar.

Nëse Mauricio Sarri qëndron, Kovaçiç zor se mund të blihet nga Çelsi, pasi te blutë në mesfushë luajnë Kante dhe Zhorzhinjo, me kroatin që do të kishte një rol dytësor në planet e trajnerit italian. Gjithsesi, çdo gjë ndërlikohet për Interin në rast se Sarri largohet, pasi ky i fundit është përfolur për një kalim te Juventusi.

Nëse Sarri largohet nga Çelsi planet mund të ndryshojnë. Sidoqoftë, blutë duhet të lëvizin shpejt, pasi në rast se diçka e tillë nuk ndodh, sipas gjasave Kovaçiç do të bënte një rikthim të bujshëm në “San Siro”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.