Klaudio Ranieri pritet të konfirmohet në krye të bankinës së skuadrës së Bordosë. Tekniku italian i cili sezonin e shkuar drejtoi Nantën është zgjedhja përfundimtare e drejtuesve të klubit francez.
Posti i lënë bosh nga uruguaino Gus Poje, fillimisht iu besua ish-lojtarit të përfaqësueses franceze Tieri Henri, por ky i fundit u tërhoq nga marrëveshja vetëm pak para momentit të hedhjes së firmës.
Objektivi i Ranierit te Bordoja do të jetë shmangia e rënies nga kategoria. Klubi nga Bretanja ka shitur disa lojtarë të rëndësishëm si Malkom dhe Labord dhe blerjet kanë qenë shumë të pakta.