Mici: Futbolli i paparashikueshëm, ja dalim me tifozët

0

Shkëndija do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj. Skuadra tetovare do të kërkojë një mrekulli ndaj Rosenborgut në Maqedoni, për të prekur grupet e Europa Leagues. Skuadrës kuqezi i duhet një fitore 2-0 që të bëjë ëndrrën realitet. Performancë e treguar këtë verë i jep besim skuadrës së Qatip Osmanit se mund të ndodhë përmbysja e madhe dhe Shkëndija të arrijë suksesin e shumëdëshiruar.

Me kuqezinjtë këtë verë është bashkuar dhe Gledi Mici. Mbrojtësi i linjës së majtë beson tek forca e skuadrës së tij se mund të arrihet rezultati që kërkohet. Po ashtu Mici bën apel që të ketë një mbështetje sa më të madhe për këtë sfidë nga ana e tifozëve kuqezinj.

“Futbolli është i bukur dhe i paparashikueshëm, Rosenborgu është skuadër e fortë por ne kemi shpresa për të kaluar më tej. Do të japim gjithçka nga vetja dhe me pak fat besoj të kalojmë në grupe”.

“I bëj thirrje publikut të jenë në numër sa më të madh pasi ata janë lojtari i dymbëdhjetë. Sa më shumë spektatorë të jenë në stadium aq më mirë do jetë për ne që të japim gjithçka, të luajmë me zemër dhe pse jo në fund t’i bëjmë të lumtur me sukses historik”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.