PSG i merr yllin e mbrojtjes, Juve gjen zëvendesuesin në Spanjë

Vendi i Aleks Sandros te Juventusi duket edhe këtë vit i lëkundur. Braziliani kërkohet nga ekipe si Siti, Çelsi apo Junajtid, por PSG duket se po shfaq intersein më të madh. Francezët janë gati të paguajmë 50 milionë euro për ta marrë.

Në Torino nuk e kanë më dashurinë pa kushte të sezonit të shkuar. Paraqitjet e tij nuk kanë qenë shumë bindëse dhe Spinacola po bën mjaft mirë. Këto arsye e bindin Juven ta shesë brazilianin tek PSG.

Megjithatë italiani nuk i ka aftësitë teknike të Sandros, kështu që Juventus do të synojë të marrë një tjetër brazilian, Marselon. Ka që nga ardhja e Ronaldos që flitet mbi një bashkim të tij me porugezin në Torino.

Kthimi i Zidan tek Reali i Madridit ka zbehur disi këtë lëvizje pasi braziliani më në fund duket se ka gjetur qetësinë e munguar. Gjithsesi, kjo nuk pritet ta pengojë Juven të bëjë një ofensivë për Marselon në merkaton e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online