Marko për Kategorinë e Parë: Matematikë gënjeshtare në fazën e tretë!

Kategoria e Parë ka luajtur gjysmën e ndeshjeve në fazën e tretë, por ish-futbollisti e trajneri i Dinamos e shikon si një matematikë gënjeshtare gjithçka në këtë hapësirë të kampionatit. Për Sportekspres.com, Marko deklaroi mes të tjerave se në dy fazat e para kishte më shumë luftë sportive, kishte më shumë garë, ndërsa në këtë fazë të tretë, skuadrat që kanë dalë nga synimet po luajnë me ekipe eksperimentale.

“Përfundimi i këtij kampionati ishte i lexueshëm që në mbylljen e fazës së dytë, dhe kjo skema e fazës së tretë unë mendoj se është e pavlerë. Kjo skemë duhet të ndryshojë urgjentisht, sepse po rezulton një kampionat që vetëm në dy faza luhet me garë reale”, kështu theksoi Andrea Marko në këtë intervistë.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Si e vlerësoni garën e Kategorisë së Parë në fazën e tretë, monotone, të lexueshme apo normale?
-Asnjerën prej tyre, por më shumë duket një garë e pavlerë për futbollin e kësaj kategorie. Unë e shikoj se brenda kësaj gare ka një matematikë gënjeshtare në kuptim e plotë të fjalës, sepse të gjitha verdiktet janë të deklaruara e të mbyllura në të dy anët e renditjes në grupe.

Është luajtur gjysma e fazës së tretë, çfarë kanë treguar skuadrat më shumë nga dy fazat e para?
-Në dy fazat e para kishte më shumë luftë sportive, kishte më shumë garë, ndërsa në këtë fazë të tretë, skuadrat që kanë dalë nga synimet po luajnë me ekipe eksperimentale. Kështu edhe Dinamo, e cila në sezonin tjetër ndoshta do të thotë më shumë se sa ky që po mbyllim.

Java e 23-të ka disa sfida delikate, pritet që këtë javë të ketë lëvizje të forta në renditjen e të dy grupeve?
-Në Kavajë mendoj se Besa-Bylis është një ndeshje delikate, e cila do ta shtojë rivalitetin mes tyre deri në mbyllje të kampionatit. Edhe ndeshjet që luhen në zonën Play-out në dy grupet janë shumë delikate, ndërkohë që sfida Turbina-Elbasani merr vlerat e “derbit” të Shqipërisë së Mesme.

Ku priten rezultate surprizë në javën e 23-të, në Grupin A, apo në Grupin B?
-Rezultate surprizë edhe mund të ketë në të dt grupet, por si do që të dalin ato, unë mendoj se renditja është e përcaktuar. Në sfidën e Cërrikut mund të kemi barazim, e po kështu në Vora-Iliria e Veleçiku-Shënkolli. Ndërsa Besa është më afër fitores me Bylisin, por gjithçka mes tyre nuk mbyllet këtu.

Si e mendoni përfundimin e Kategorisë së Parë të këtij sezoni?
-Përfundimi ishte i lexueshëm që në mbylljen e fazës së dytë dhe kjo skema e fazës së tretë, unë mendoj se është e pavlerë. Kjo skemë duhet të ndryshojë urgjentisht, sepse po rezulton një kampionat që vetëm në dy faza luhet garë reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online