PSG ankesë në UEFA për festimin e Evras, francezi e kthen në personale

Patris Evra nuk mund të mungonte në ndeshjen midis PSG-së dhe Mançester Junajtid. Ish-mbrojtës i “djajve të kuq”, nuk i përmbajti dot emocionet pas penalltisë së ekzekutuar me sukses nga Markus Rashford. Video e festimit të mëngjarashit ka marrë me miliona shikime, megjithatë kampit parisien nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Ditën e dielë, Evra mori vesh se klubi i PSG-së ka bërë një ankezë zyrtare në UEFA për festimin e tij, duke e konsideruar atë si të tepruar dhe provokues.

Ky lajm nuk i ka pëlqyer aspak ish-lojtarit të përfaqësueses franceze, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka kthyer në personale çështjen, duke i kërkuar presidentit të PSG-së, Naser Al-Kelaifi, emrin dhe pushimin nga puna të personin që ka bërë ankesën ndaj tij.

“Le t’i japim fund këtyre broçkullave. Naser (Al Kelaifi) ke një president i madh që e pëlqen PSG-në. Është koha të përdorësh “gijotinën”. Pushoja personin që bëri ankesën për mua, kjo është qesharake”, shkruan Evra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online