Projekti i madh: Pike president, Ksavi-Iniesta në stolin e Barçës

Gerard Pike po mendon t’i japë fund futbollit të luajtur. Ashtu sikurse bëri Filip Lam, edhe spanjolli duket se dëshiron të mbahet mend si një lojtar që luajti gjithmonë në nivele të larta. Për këtë arsye ai po mendon që të “varë këpucët” në vitin 2020.

Gjithsesi qendërmbrojtësi nuk dëshiron aspak të qëndrojë larg futbollit. Planet e tij për të ardhmen i ka të qarta. “El Mundo Deportivo” zbulon se Pike në vitin 2021 do tentojë të marrë presidencën e Barcelonës. Zgjedhjet bëhen në verën e vitit 2021 dhe tashmë duhen bërë llogaritë edhe me të si kandidat. Aktualisht Josip Maria Bartomeu është numri një i klubit.

Pike ndërkohë nuk ka projektuar vetëm marrjen e drejtimit të klubit, pasi fitoren në zgjedhje e konsideron punë të kryer. Ai ka nisur të mendojë edhe për hapat që do të hedhë më pas, teksa dëshiron që në stolin e Barcelonës të ulen dyshja Ksavi-Iniesta. I pari i ka ndjekur kurset e trajnerit prej kohësh, kurse Iniesta e ka shprehur se dëshiron të bëhet trajner pasi ta mbyllë me futbollin.

Në klub ka vend edhe për Karlos Pujol, një mik i Pike. Ish-kapiteni mendohet të jetë në krye të Sekretariatit Teknik. Njohuritë e tij për futbollin dhe autoriteti që ai ka shikohet si diçka e rëndësishme për këtë pozicion. Prania e tij çdo ditë në ambientet e klubit dhe në fushat stërvitore është një motivim edhe më shumë për lojtarët e rinj që janë pjesë e Barcelonës.

Planet e Pike nuk përfundojnë me kaq, pasi synohet edhe vënia e një emri për stadiumin “Camp Now”. Një ide fillestare është “Waka Waka Camp Now”. Marketingu dhe menaxhimi i klubit janë në fokusin e qendërmbrojtësit spanjoll, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Shakirës, bashkëshortes së tij. Thithja e sponsorëve të rinj është një tjetër sfidë, madje më se e realizueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online