VIDEO | Autogoli më i çuditshëm? “Perla” vjen nga Italia
Palermo mundi dje me rezultatin 3-0 Askolin, por nuk është ky lajmi. Goli i parë, ose më saktë autogoli që zhbllokoi sfidën tërhoqi vëmendjen. Filipo Perukini bëri të paimagjinueshmen në minutën e 28-të të takimit.
Pas një pasimi të marrë nga njëri prej shokëve të skuadrës, portieri i Askolit merr topin dhe rrotullohet në tentativë për të shmangur lojtarin kundërshtar. Si portierët, që përgjithësisht në lojën me këmbë janë dobët, Perukini e dërgoi topin në portën e tij.
Video e goli po bën xhiron e internetit dhe sigurisht që shumëkush është habitur se si portieri i Askolit e ka realizuar atë autogol. Imagjinoni të kishte ndodhur në Shqipëri çfarë do të kishte ndodhur…
Podemos afirmar sin miedo a equivocarnos que Filippo Perucchini, portero del Ascoli, no está teniendo su noche.
Se acaba de marcar este gol en propia portería ante el Palermo. En Serie B.pic.twitter.com/GbmSQwzuQA
— Soy Calcio (@SoyCalcio_) December 27, 2018