Junajtid mendon për mbrojtjen, hedh sytë nga Seria A

Mançester Junajtid pritet që të jetë një ekip aktiv në merkaton e dimrit. “Djajtë e kuq” kanë treguar se kanë nevojë në të gjitha repartet për ndërhyrje, por mbrojta ka nevojë urgjente për përforcime. Drejtuesit po flasin me trajnerin Solskjaer për të dëgjuar kërkesat që ka tekniku dhe për të nisur më pas negociatat me lojtarët.

Një nga futbollistët që timonieri i skuadrës angleze preferon është Nikola Milenkoviç. Mbrojtësi i Fiorentinës shihet si një lojtar me potencial dhe që mund të bëjë mirë në Mançester. Jo vetëm kaq, por mediat italiane bëjnë me dije se lojtari është takuar me drejtuesit e Junajtid pas ndeshjes mes Fiorentinës dhe Parmës.

Mbetet për t’u parë nëse Junajtid do të guxojë për të bërë një ofertë konkrete në drejtim të klubit vjollcë, që vështirë se do ta lëshojë lehtë mbrojtësin serb. Milenkoviç është një prej lojtarëve më të mirë të Fiorentinës, ndaj dhe vlera e tij në treg do të jetë e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online