Idriz Voca është kthyer në një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Lucernës për këtë sezon. Mesfushori me tipare mbrojtëse është aktivizuar në 24 takime të Superligës zvicerane, ku në vetëm dy raste si zëvendësues.
Ecuria e mirë e 21-vjeçarit ka bërë që vlera e tij në uebsajtin e njohur “transfermarkt” të pësojë një rritje të konsiderueshme prej 71.4%. Kartoni i tij sipas këtij vlerësimi shkon nga 1.74 milionë euro në 3 milionë euro. Një tjetër fakt interesant mbi talentin e përfaqësues së Kosovës është së në të pesta takimet ku Voca ka munguar për shkak kartonësh ose dëmtimi, Lucerna ka humbur.
Një tjetër lojtar shqiptar që po zhvillon një sezon të kënaqshëm është sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti. Vlera e Ajetit ka shkuar nga 6 në 7 milionë euro, çka e bën ata njërin ndër futbollistët më të shtrenjtë në kampionatin zviceran. Lojtari i kombëtares helvete ka shënuar 12 gola këtë sezon.