Më në fund Totenhem bën një blerje të madhe. Tangui Ndombele është lojtari më i ri i klubit londinez. 22-vjeçari do të zbresë në “Tottenham Stadium” për shifrën rekord të 73 milionë eurove, që shkojnë në arkat e Olimpikut të Lionit.
Mesfushori ka udhëtuar drejt Londrës, ku ka kryer vizitat paraprake. Para pak minutash Totenhem ka lançuar blerjen e talentit francez. Tangui firmos kontratë 6-vjeçare, që e mban të lidhur me anglezë deri nv citin 2025. Ndombele është blerja e dytë e “Spurs-ave”, pas 18-vjeçarit Xhek Klark.
Për francezin mund të themi se është afrimi i parë, pasi Klark do të vazhdojë si i huazuar te Lids Junajtid. Ndombele është operacioni më i shtrenjtë në historinë e skuadrës së drejtuar nga Poçetino. Ai pritet të jetë një pikat kryesore të londinezëve, duke formuar një treshe të frikshme me Eriksen dhe Dele Ali.
?? #WelcomeTanguy #COYS ?? #THFC pic.twitter.com/P0S9JJyfsV
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 2, 2019