Situata te klubi i Flamurtarit me vonesën e pagave ka bërë që disa lojtarë të largohen nga klubi vlonjate, me Muhamed Useinin largimin më të fundit. Mesfushori i kishte vënë afat klubit për ta shlyer financiarisht, por kërkesa e tij nuk u plotësua dhe si pasojë, u largua nga kuqezinjtë.
Useini ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me skuadrën e Renovës në Maqedoni dhe do të vazhdojë karrierën e tij në elitën maqedonase. Kjo është hera e tretë që Useini nënshkruan me skuadrën e Renovës, pasi më përpara është aktivizuar dhe në dy periudha të tjera.
Pas largimeve të Bushiç dhe Siljanovskit, Useini është emri i tretë që largohet nga drejtimi i Ilir Dajës, që për pjesën e mbetur të sezonit, duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit 30–vjeçar.