Ndodh në Spanjë, futbollisti milioner arrestohet si pjesë e grupit kriminal

0

Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur në futbollin spanjoll. Mbrojtësi i skuadrës së Levantes Antonio Garsia Aranda, i njohur më së shumti me nofkën “Tonjo”, është arrestuar nga policia spanjolle gjatë ditës së premte.

Mbi lojtarin e skuadrës nga qyteti i Valencias rëndojnë akuza si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me veprimtari si gjobvënie, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti. Sipas prokurorisë spanjolle futbollisti spanjoll ka marrë një shumë prej 10 mijë eurosh nga kreu i organizatës.

Avokati i futbollistit është shprehur se klienti i tij përfiton 1.5 milionë euro në sezon dhe nuk ka arsye pse të merret më këto lloj veprimtarish. Sipas përfaqësuesit ligjor të Tonjos, ai është thjesht një mik i të arrestuarve, por jo një bashkëpunëtor dhe paratë ia kishte marrë mikut të tij, pasi vuante nga varësia ndaj bixhozit dhe në duart kursimet e tij do të ishin më të sigurta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.