Antuan Grizman do të largohet pas 5 vitesh nga Atletiko e Madridit. Sulmuesi francez e shpalli vetë lajmin, ndërkohë që nuk dihet akoma klubi i tij i ardhshëm. Barcelona mbetet në avantazh, por për 28-vjeçarin ofertat janë të shumta.
Klubi katalanas ka gati planin B, nëse nuk arrihet akordi me Grizman. Tre janë objektivat, të cilët luajnë në Premier Ligë. I pari është Markus Rashford. Ernesto Valverde pëlqen shumë karakteristikat e 21-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të ardhshëm.
Rinovimi nuk po vjen dhe Barcelona ka gati 100 milionë sterlina për Rashford. Pëlqim ka edhe për dyshen e Arsenalit: Lakazet-Obamejang. Të dy bashkë kanë shënuar 50 gola këtë sezon.
Francezi u shpall lojtari më i mirë i Arsenalit këtë sezon, ndërsa sulmuesi nga Gambia ndau çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier bashkë me Salah dhe Mane të Liverpulit (nga 22 gola secili). Për Obamejang interesohet edhe Reali i Madridit, që ka gati 74 milionë sterlina për “topçinjtë”.