Rrezik i madh, Kasijas merr vendimin e vështirë

Iker Kasijas i trembi të gjithë para disa javësh. Portieri i Portos pësoi një atak kardiak në stërvitje, por për fat të mirë ia hodhi dhe e kaloi momentin e vështirë. 37-vjeçari qëndroi disa ditë në spital, ndërsa tani ndodhet në formë shumë të mirë.

Menjëherë u vu në dyshim e ardhmja e tij dhe fakti nëse mund të zbriste përsëri në fushë. Mjekët ishin të ndarë dhe vendimi iu la në dorë futbollistit iberik. Kontrata e tij me ekipin portugez, të cilën e rinovoi në mars, përfundon në verën e vitit 2020, por gardiani i famshëm mund t’i japë fund me futbollin e luajtur.

Sipas raportimeve të portugezes “O Jogo”, Kasijas ka vendosur të mos rrezikojë dhe ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme, në të cilën numëron 27 trofe të fituara dhe mbi 1 mijë ndeshje zyrtare të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online