Presidenca, kapiteni dhe Maldini-Leonardo: Barezi “zbërthen” Milanin e tij

Franko Barezi është padyshim një ndër ikonat më të mëdha të historisë së Milanit. Ish-kapiteni i kuqezinjve, ka folur së fundmi për “Gazzetta dello Sport”, duke analizuar klubin e “djallit”. Legjenda italiane foli për presidencën aktuale, kapitenin Romanjoli, si dhe për dyshen Maldini-Leonardo dhe trajnerin Gatuzo.

FONDI ELLIOT – “Presidenca aktuale të jep një ndjesi besimi të madh. Milani është një ndër 10 klubet më të mëdhenj në Botë dhe ‘Elliot’ e di këtë gjë, prandaj dhe ka pasur ambicie që në fillim. Janë profesionistë dhe duan t’i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur. Shpresoj që presidenca aktuale të bjerë në dashuri me Milanin dhe të qëndrojë për shumë vite”.

KAPITEN ROMANJOLI – “Më pëlqen shumë që është ai kapiteni. Është i kujdesshëm, i jep shumë besim ekipit dhe këtë gjë e ka treguar me sjelljen e tij. Jo rastësisht ai respektohet nga të gjithë, si nga shokët e ekipit, si nga trajneri, po ashtu edhe nga drejtuesit. Kualitetet e tij janë evidente, si teknike ashtu edhe fizike. E meriton shiritin e kapitenit”.

MALDINI-LEONARDO – “Avantazhi i madh është se ata e dinë kuptimin e botës ‘Milan’ dhe po ecin në hapat e duhur. Erdhën në kohë të vështirë dhe kanë bërë mjaft mirë deri tani, mjafton të shohim merkaton e janarit. Për Maldinin të gjithë prisnin që të rikthehej sa më shpejt në botën e futbollit dhe tani janë të gjithë të lumtur që ai është në shtëpinë e tij”.

GATUZO – “Po tregon nga dita në ditë se e meriton atë post dhe duhet të lihet të punojë në qetësi. Ka treguar gjithmonë dëshirë dhe përkushtim për klubin e Milanit”, shprehet legjenda e Milanit, Franko Barezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online