Cungu sytë nga infermieria, 4 rrezikojnë nga kartonët

Kukësi luan të shtunën në transfertë me Skënderbeun dhe trajneri Armando Cungu nuk do të ketë të paktën dy titullarë. Ardian Cuculi dhe Simo Rrumbullaku u dëmtuan në takimin me Kamzën dhe nuk rikuperohen dot për në fundjavë.

Shqetësimi tjetër është Rexhinaldo, i cili në sfidën e djeshme me Teutën la fushën i dëmtuar. Sulmuesi nga Mozambiku do të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë gati për të shtunën. Me shumë mundësi trajneri Armando Cungu do të ketë në dispozicion brazilianin Uilliam Kordeiro për ndeshjen me Skënderbeun.

LOJTARËT QË RREZIKOJNË – Kartonët e verdhë janë një tjetër problem për Kukësin. Katër lojtarë kanë nga tre të verdhë dhe rrezikojnë të humbasin ndeshjen pasardhëse me Partizanin. Në ndeshjen me Skënderbeun do të duhet të ruhen.

Rexhinaldo, nëse ia del të luajë, duhet të ketë kujdes. Sulmuesi është një prej atyre që rrezikon në rast se ndëshkohet me karton të verdhë. Situata është e njëjtë edhe për mbrojtësin Edis Maliki, mesfushorin qendror Vesel Limaj, si dhe anësorin Valon Etheni. Të gjithë këta lojtarë kanë nga tre kartonë të verdhë dhe rrezikojnë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron ta humbasë sfidën me Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online