Adrien Rabiot po i përballon “sulmet” e PSG për të rinovuar kontratën, që i skadon në fundin e sezonit. Ai nuk e ka gjetur akoma akordin me kampionët në fuqi të Francës dhe një gjë e tillë vështire të ndodhë më.
Siç citon “DAZN”, mesfushori francez nuk e ka pritur mirë mos aktivizimin si titullar për ndeshjen kundër Bordosë dhe mes palëve ka “ngrirë akulli”. Një gjë e tillë e ka acaruar 23-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar të takohet me presidentin e PSG, Naser Al Khelaifi, për të diskutuar çështjen e rinovimit.
Barcelona, Juventus dhe Inter janë ndër klubet kryesore që interesohen për shërbimet e Rabiot, ndërsa rriten kuotat e largimit të tij nga PSG që në janar.