“Po sulmoj disa idiotë”, sherr në TV dhe Bonuçi që “i tërheq veshin” sulmuesit

Moise Ken vazhdon të shfaqë një formë të jashtëzakonshme sportive, duke shënuar 6 gola në 6 ndeshjet e fundit. Gjithsesi problem është sjellja. 19-vjeçari shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Kaljarit, por ajo çka bëri më shumë bujë ishte mënyra se si ju drejtua tifozëve kundërshtarë pas shënimit, ccka e nxehu edhe më shumë situatën. Tifozët e kishin provokuar vazhdimisht me kore raciste dhe pas ndeshjes ai u shpreh se goli i tij ishte një përgjigje kundër racizmit.

Këto veprime të tij dhe ultrasve të Kaliarit kanë ngjallur reagime. Leonardo Bonuçi e komenton kështu atë që ndodhi:  “Ken e di që kur dikush shënon një gol duhet të festojë me ekipin e tij, por nuk e bëri. Ky është gabimi i tij. Faji ishte 50-50 tek të dyja palët. Ai e di se ka gabuar. Kishte fërshëllima dhe kore raciste pas festës së Ken dhe Matuidi u zemërua. Ne duhet të japim një shembull. Duhet të rritemi mendërisht për të mos ndodhur më këto gjëra”.

Një reagim më të ashpër ka bërë ish-futbollisti i kombëtares italiane, Daniele Adani. Aktualisht opinionist në televizionin “Sky”, ai u tregua i drejtpërdrejtë: “Bëmë një tjetër figurë m*ti. Është një humbje për të gjithë, është diçka e pështirë”.

Këto fjalë kanë ngjallur një debat me presidentin e Kaljarit, Tomaso Guilini. Ai e etiketon Adanin si një moralist dhe mundohet ta mbyllë më lehtë këtë ngjarje në lidhje direkte “Kam dëgjuar tepër moralizma në studio. Po e instrumentalizoni së tepërmi këtë situatë, nuk ndodhi asgjë. Ken gaboi mënyrën e festimit. Ma thanë edhe persona të afërt të Juves.

Është 19 vjeç, mbyllet me kaq kjo histori. Edhe nëse do festonin ashtu Bonuçi apo Bernardeschi, tifozët do silleshin njësoj. Do i fishkëllenin edhe ata, nuk ka lidhje racizmi”. E menjëhershme dhe e ashpër ka qenë përgjigja e Adanit: “Mos më quaj mua moralist. Nuk po sulmoj Kaljarin, por vetëm disa idiotë. Nëse fishkëllen një lojtar me ngjyrë, del nga stadiumi dhe nuk hyn më kurrë, si në Angli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online