Terroli: Pogradeci meritonte më shumë, derbi me Apoloninë

0

Pogradeci, edhe pse u rëndit në pesëshen e dytë të grupit B, nuk rrezikon rënien nga Kategoria e Parë. Liqenorët, ndryshe nga shumë skuadra, vit pas viti pësojnë ndryshime të pakta dhe herë pas here arrijnë të befasojnë edhe ekipet pretendente. Ndeshja e radhës për ta është ajo me Apoloninë.

Për SportEkspres.com, sekretari i FK Pogradeci, Arjan Terolli, thekson se duhet respektuar kampionati deri në fund. “Edhe pse ndjehemi të parrezikuar për mbijetesën, ne do ta respektojmë garën deri në fund. Në ndeshjen e radhës në Fier shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tri pikët”, shprehet Terolli fillimisht.

Më pas ai shton: “E quajmë si një ndeshje ‘derbi’ mes dy skuadrave që kryesojnë zonën Play-out në Grupin B. Shpresojmë që, nëpërmjet lojës së bukur e korrekte, të marrim rezultatin që kërkojmë”. Zyrtari i klubit pogradecar beson se ata kanë pasur ekip për t’u renditur në pesë të parat.

“Pogradeci ka patur dhe ka skuadër të konsoliduar këtë sezon. Meritonim të ishim në zonën Play-off. Gjithsesi, duke kryesuar zonën Play-out po tregojmë vlerësim të garës dhe nuk po eksperimentojmë më të rinj”, përfundoi Terolli deklaratën e tij.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.