Suarez kalon një legjendë, ja rekordi që theu mbrëmë

Barcelona shpëtoi nga një humbje turpëruese mbrëmë ndaj Vilarealit, duke shënuar në frymën e fundit me Suarez. Uruguaiani lëshoi një “predhë” brenda zonës, me topin që nuk kishte sesi të mos përfundonte në rrjetë për të vulosur rezultatin 4-4.

Me këtë gol “El pistolero” jo vetëm ndihmoi ekipin e tij, por i shërbeu edhe për të thyer një rekord. Ai tashmë është golashënuesi më i mirë uruguaian në La Liga, me 129 gola me fanellën e Barcelonës. Këtë rekord e mbante Diego Forlan, me 128 gola me fanellat e Vilarealit dhe Atletikos së Madridit.

32-vjeçari renditet i dyti pas Mesit në listën e golashënuesve, me 19 të rrjeta të tundura. Argjentinasi ka shënuar 32 herë. Suarez ka shfaqur një formë relativisht të mirë gjatë këtij sezoni dhe momentet më vendimtare janë golat ndaj rivalëve të përjetshëm, Realit të Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online