Pjesët e para | Shkurtaj befason Laçin, nuk ka krisma në Kamzë

Po luhen ndeshjet në Laç dhe Kamzë, teksa kurbinasit presin Luftëtarin, ndërsa skuadra periferike e kryeqytetit Partizanin. Takimet janë të vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Bardhezinjtë e Mërgjyshit kërkojnë triumfin e parë, ashtu sikurse edhe gjirokastritët e Partizani.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA2
E shtunë, më 25 gusht, ora 16:45

KAMZA-PARTIZANI 0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Plaku, Mehmeti, Roloviç. Trajner: Bledar Devolli

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Trashi, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Rexha, Gernat Qirici, Blerim Ziri
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali
Karton i verdhë: Telushi 32′

14′ – zbritje e Kamzës me Plakun, sulmuesi në zonë kërkoi Roloviç, por Kalari largoi rrezikun.

41′ – goditje dënimi e ekzekutuar nga Telushi, topi devijohet dhe përfundon jashtë. Goditje këndi, Hebaj me kokë gjuan lehtë, Avdyli kotrollon topin.

43′ – Mala brenda zonës gjuajti drejt portës, pret Avdyli.

45+3′ – penallti për Kamzën, e ftiuar nga Plaku. Portieri Alban Hoxha arriti të priste penalltinë, ekzekutuar nga kapiteni

LAÇI-LUFTËTARI 0-1
Shënues: Shkurtaj 44′

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson,  Ramadani, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj, Cekaj, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Ani Koçiaj, Klajdi Kola
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Karton i verdhë: Cekaj 24′, Liçaj 36′

11′ – Miloslavlev për miqtë iu afrua golit, pasi një pasimi të Shkurtajt. Selmani u bë shpëtimtar për Laçin.

15′ – Ymeraj zbret rrezikshëm, por në zonën e Laçit nuk ishte asnjë bluzi.

19′ – Sulm i Laçit, Uzuni shërben për Jonuzin, i cili goditi fluturimthi. Topi drejt e në duart e portierit Ruçi.

22′ – Maldin Ymeraj shfaqet problematik për Laçin. Mesfushori i bluzinjve, brenda zonës provoi të shënojë, e lehtë gjuajtja për portierin Selmani.

44′ – Pretendim për penallti i Uzunit, asgjë për arbitrin. Kundërsulm i Luftëtarit, gjithë mesfusha bosh dhe Shkurtaj qetësisht vrapoi drejt portës, duke shënuar i vetëm me Selmanin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online