Salihi vendimtar në Austri, dopietë dhe tri pikë

 

Hamdi Salihi është bërë sërish protagonist në Austri. Sulmuesi, aktivizohet që prej verës së 2017-ës te skuadra e Viner Nojshtadit, klub që militon në divizionin e dytë të futbollit austriak. Shkodrani ishte padyshim njeriu i ndeshjes në fitoren e sotme në transfertën ndaj skuadrës rezervë të Faker Insbrukut.

Skuadra e Salihit fitoi me rezultatin 3-1 me shkodranin, i cili realizoi dy gola, një prej të cilëve me anë të një 11-metërshi. Sezonin e kaluar 34-vjeçari shënoi 22 gola, duke ndarë vendin e parë në renditjen e golashënuesve bashkë me austriakun Sefedin Çaibi.

Dopieta e fundit e Salihit, datonte katër muaj më parë, por në atë takim Nojshtadi u ndal në një barazim 2-2. Objektivi këtë vit për Salihin është i njëjtë, sa më shumë gola, dhe pak fat arritja e promocionit në Bundesligë, ku vitin e kaluar u ndalën në ndeshjen “Play-Off” ndaj St. Pëlten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online