Piatek: Ky është vetëm fillimi, e prisja këtë debutim

Protagonisti i përballjes së Kupës së Italisë midis Milanit dhe Napolit, ishte padyshim Kristof Piatek. Sulmuesi polak ndëshkoi napolitanët me një dopietë dhe mori me të drejtë brohërimat dhe duartrokitjet e publikut në “San Siro”. Pas ndeshjes, 24-vjeçari foli për mikrofonin e “Milan TV”, ku u shpreh se e priste një paraqitje të tillë.

“E prisja një natë të tillë. E kam thënë më parë se isha gati dhe sot shënova një dopietë.Është vetëm fillimi. Golat nuk ishin të ngjashëm, por të dy ishin të bukur. Para takimit i kërkova Laksalit dhe Borinit që të jepnin topa të gjatë, pasi i preferoj ato. Në golin e dytë pata përballë Kulibalinë dhe s’bëra keq”.

NDESHJA E ME ROMËN  – “Tani po mendoj vetëm për Romën. Shpresojmë që atje të luajmë akoma më mirë se sot. Ndeshjen e fundit kundër tyre kam humbur, të dielën dua të fitoj”, përfundoi polaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online