Gatuzo i lumtur: Me Paketa e Piatek, muzikë tjetër

Milani fitoi ndaj Napolit me një super Piatek, por edhe pa shumë titullarë, ndaj trajneri Xhenaro Gatuzo i bën komplimente ekipit për kalimin në gjysmëfinalet e Kupës: “Komplimentet janë për lojtarët, jo për mua. Të gjithë mirë, edhe kush nuk luante prej ca kohësh. Edhe Laksalt mirë, i cili prej pak kohësh nuk po shprehej në nivelet e tij”.

Laksalt shkëlqeu: “Ka vuajtur këtë sezon, prisnim më shumë prej tij dhe ai e di. Sot dha edhe asist, jam i kënaqur. Bëmë mirë që ndryshuam rkahet, ndaj Napolit duhet freski fizike”.

Bakayoko superstar: “Duhet shmangur euforia, të jemi të edukuar, të tregojmë respekt, mos te gabojmë dhe të mos paraqitemi me vonesë. Shpesh paraqitjet e mëdha bëjnë që të ndryshojë sjellja dhe unë dua nga ai vazhdimësi dhe profesionizëm, të vijojë si sot. Dua që të tregohet perfekt edhe jashtë fushe”.

Piatek RoboCop: “Përtej dy golave, që i shpiku, është e pabesueshme të shohësh një lojtar të luftojë dhe të përballet ashtu me Kulibalin. Nuk është e lehtë, Kalidu dhe Skriniar janë qendërmbrojtësit me të fuqishëm në Serinë A. Komplimente për Piatek, por tani duhet të qëndrojë i qetë, të punojë dhe të mos harrojë që Kutrone është një lojtar që na ka dhënë shumë”.

Mbrojtja e hekurt: “Punojmë çdo ditë me mbrojtjen, por pa punën e Paketa, Kesi dhe anësorëve ofensivë, nuk paraqitesh dot kaq mirë. Me Paketa e Piatek loja ka frymëmarrje, mënyra e qëndrimit në fushë ndryshon. Kur zbavitës dhe shënon, të vjen dëshira për punë dhe punohet me ritëm të lartë. Kjo ka ndryshuar për mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online