Pezullime, ndeshje në tavolinë dhe mbyllje e “Roza Haxhiut”, Disiplina e pamëshirshme

0

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ngjarjet që kanë ndodhur në futbollin në vend në javën e fundit në të gjitha kategorisë. Bie në sy fakti se gjithçka ka shkuar “vaj” në Superiore, pasi nuk ka asnjë vendim që lidhet me skuadrat e elitës.

Nuk ia ka hedhur lehtë Lushnja, pas incidenteve në ndeshjen Lushnja-Bylis, pasi stadiumi “Roza Haxhiu” do t’i ketë dyert e mbyllura për 4 ndeshjet e ardhshme, por po ashtu është gjobitur me 100.000 mijë lekë. Po ashtu janë pezulluar dhe Rediol Ademi i Lushnjes me 5 ndeshje, ndërsa Valentino Murataj dhe Elis Doksani  të Bylisit me nga dy ndeshje. Po ashtu edhe Arbër Sino i ballshiotëve është dënuar me 8 ndeshje pezullim

 

  1. KF “Vllaznia, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së hyrjes së personave të pa autorizuar në fushën e lojës do të jenë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  2. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek dhe me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  3. Zyrtari i KF “Bylis”,Arbër Sino, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës si dhe stolit të rezervave.
  4. Lojtari i KF “Lushnja”, Rediol Ademi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF “Bylis”, Valentino Murataj, për provokim të publikut,në baze te nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
  6. Lojtari i KF “Bylis”, Elis Doksani ,për provokim të publikut,në bazë të nenit 53/1 të KDS, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF “Kevitan”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Gramshi”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
  8. KF “Naftëtari”, për dështimin në përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes,në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
  9. Lojtari i KF “Naftëtari” Elton Gjolikaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i KF “Gramozi”, Ilir Qirjako, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.
  11. KF “Tomorri” U-19, për mos paraqitje në ndeshje KF “Skënderbeu” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
  12. Lojtari KF “Spartaku” U-19,Bojken Sulaj, për goditje ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga cdo aktivitet futbollistik.
  13. Lojtari i KF “Oriku” U-17,Elvi Dalipi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF “Butrinti” U-17, Ervin Brahimi për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  15. Lojtari KF “Apollonia” U-17, Arian Hoxha, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Bylis”, Alfred Zefi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  17. Rrëzimin e kërkesës së KF “Shënkolli”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ruben Danaj si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ilir Caushaj si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.