VIDEO | Magjia e Mensah, i gjithë stadiumi në këmbë

Emanuel Mensah ishte pranë kalimit te Kukësi në merkaton e verës, por në fund Partizani u tregua më i zoti dhe e bindi afrikanin që të vishej i kuq. Sulmuesi deri më tani po bën mjaft mirë me” demat” duke qenë protagonist, pasi ka mundur që ta gjejë në 3 raste rrugën e rrjetës.

“Demat” duke se kanë goditur në shenjë me afrimin e ganezit, i cili edhe në të shkuarën i kishte treguar aftësitë e tij, pasi më herët ka qenë pjesë e Laçit, saktësisht në edicionin 2016-2017. Sa i përket aftësive, 24-vjeçari është paksa i fiksuar për të dhuruar spektakël në momente të caktuar.

Në ndeshjen e fazës së parë mes Partizanit dhe Flamurtarit, Mensah mendoi që të entuziazmonte të gjithë tifozët e kuq, me një ikje spektakolare, teksa me një lëvizje mjaft të bukur arrin që t’i kalojë nën këmbë topin Siljanovskit dhe të krijojë një situatë të rrezikshme në portën e vlonjatëve. Kaq ka mjaftuar që tifozët të ngrihen në këmbë për të kolimentuar në një farë mënyre këtë lëvizje. Sulmuesi ka menduar që ta ndajë dhe me ndjekësit e tij në “Instagram” këtë moment që me të vërtetë duhet shijuar.

https://www.instagram.com/p/BpXLpRUAPnD/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online