Efikasiteti para porte, Manaj mes më të mirëve

Rei Manaj vendoi që të provonte një aventurë të re këtë verë, pasi u transferua në ligën e dytë spanjolle tek ekipi i Albasetes. Lushnjari, i cili në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e ekipit të parë të Interit do të provojë që t’i ngjisë një e nga një shkallët, për t’u rikthyer në futbollin e madh.

Pas 10 javës, skuadra e sulmuesit kuqezi ndodhet në kuotën e 14 pikëve dhe e sheh veten në vendin e tetë. 21-vjeçari ka dhënë kontributin e tij në 6 ndeshje deri më tani, teksa 5 i ka nisur që nga minuta e parë, por në asnjërën nga ndeshjet nuk ka mundur që të luajë 90 ndeshje.

Edhe pse Manaj ka shënuar vetëm 3 gola, mesatarja e tij është mjaft e lartë. Në një renditje që është bërë për shënuesit e Ligës së dytë spanjolle shihet se sulmuesi lushnjar është në 10 lojtarët që është më produktiv, sa i përket mesatares gol/minuta. Manaj ka shënuar një gol në 109.7 minuta. vetëm 4 lojtarë kanë mundur që të kenë një mesatare më të mirë se lojtari i Kombëtares. Një tregues i qartë se tek Albasete duhet të nisin të kenë më shumë besim te Manaj, i cili deri më tani është aktivizuar vetëm në 329 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online