Disa lojtarë u transferuan jashtë vendit me përfundimin e sezonit të shkuar. Për Sindrit Gurin dhe Kristal Abazajn marrëveshjet ishin mbyllur para qershorit, ndërkohë që në limite u shit Myrto Uzuni te Lokomotiva e Zagrebit. Më parë Skënderbeu kishte dhënë në huazim me të drejtë blerje Enis Gavazajn, kurse Xhejms u shit te Gabala. Në të njëjtin ekip ishte transferuar edhe Sabien Lilaj, i cili iku nga korçarët me parametra zero.
Nëse vjet Lilaj ishte më i shtrenjti, referuar çmimit të transfermarkt, këtë sezon janë dy të huaj. Në fakt duhet përmendur që vlerësimi për ta është bërë prej kohësh dhe i referohet asaj që kanë bërë në Brazil dhe Kili. Uilliam Kordeiro dhe Sebastian Toro, në transfermarkt vlerëson me 600 mijë euro.
Jurgen Bardhi, i cili po bën një sezon të mirë, vlen 25 mijë euro më pak. Gentian Selmani, portieri i Laçit dhe i Shpresave, ka një çmim prej 550 mijë eurosh, ndërkohë që i njëjti vlerësim është edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, sulmuesin aktual të Kukësit, Rexhinaldo.