Klauzolë e përballueshme, Junajtid “peshkon” te Roma

Zhose Murinjo kërkon lojtarë te Mançester Junajtid. Portugezi që në verë priti afrime cilësore në skuadrën e tij, pot klubi nuk ia plotësoi kërkesat. Janari shihet si shpëtimi i këtij sezoni dhe nj ënga lojtarët që kërkohet është mesfushori i Romës, Lorenco Pelegrini.

“Corriere dello Sport” raporton se Xhampiero Poçeta, menaxheri i mesfushorit ka qenë në Angli. Gjithsesi nuk është se ka ndonjë premtim ndaj Junajtid. Momentalisht po dëgjohet oferta dhe sa më shumë të ketë, aq më i lartë do të jetë çmimi për mesfushorin. Gjithashtu edhe përfitimet në aspektin personal do të ishin më të mëdha.

Në aspektin financiar Mançester Junajtid është i shëndoshë dhe klauzolën prej 30 milionë eurosh që Pelegrini ka mund ta paguajë në çdo moment. Roma ende nuk i bërë një ofertë mesfushorit për të rinovuar kontratën, ndaj edhe duhet të nxitojë.

Pelegrini ka kontratë deri në vitin 2022 me Romën, që aktivizoi klauzolën e riblerjes në verën e vitit 2017 kur e ktheu në kryeqytetet pas paraqitjeve të mira te Sasuolo. Për mesfushorin një ofertë e mirë dhe ku i jepet një rol protagonisti do të jetë vendimtare. Blerja e kartonit të tij, nuk është aspak problem. Murinjo e do në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online