Afati i Disiplinës mbaroi, tre pikë më pak për Tiranën?

0

Gjergji Muzaka e ka fituar gjyqin me Tiranën që në janar të vitit 2017, por ende nuk i ka marrë pagat e prapambetura. Para disa kohësh pati një marrëveshje mes mesfushorit dhe klubit bardheblutë, që pagoi një pjesë të detyrimeve që i kishte.

Komisioni i Disiplinës kishte vendosur ultimatum për kryeqytetasit dhe palët nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Muzaka do të bëhej me tre këste. Futbollisti i Skënderbeut, duke qenë se Tirana nuk u iu përmbajt asaj që palët kishin nënshkruar, shkoi sërish në Komisionin e Disiplinës.

Më 18 tetor, ky Komision vendosi: “Detyrohet KF Tirana të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet KF Tirana, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive”.

Tirana gjendet para një situatë të njohur. Në mbledhjen e radhës së Disiplinës, nëse nuk ndodh si herën e fundit ku afati u shkel me të dyja këmbët, bardheblutë do të dënohen me heqjen e tre pikëve dhe në harkun kohor të 15 ditëve duhet të shlyejnë borxhin, ndryshe do të ketë sërish heqje pikësh. Të paktën kështu thotë rregullorja. Heqja e tre pikëve për Tiranën do të ishte një goditje e rëndë për bardheblutë, sidomos në situatën aktuale ku ndodhen.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.