Përplasje kampionësh në Champions, publikohen formacionet zyrtare

Sot në mbrëmje, Liga e Kampionëve rezervon dy sfida shumë të bukura çerekfinale, me Ajaksin që pret Juventusin dhe me Mançester Junajtid që do të synojë mrekullinë përballë Barcelonës. Trajnerët kanë zgjedhur kampionët e tyre për të zbritur në fushë në këtë mbrëmje magjike dhe emrat e njohur nuk mungojnë. Dy sfida të gjitha për t’u ndjekur në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga ora 21:00.

“Harkëtarët” vijnë plot besim dhe entuziazëm, ndërsa bardhezinjtë torinezë janë gati për këtë ndeshje. Vendasit do të luajnë me formacionin më të mirë dhe shpresojnë te golat e sulmit, që përbëhet nga treshja: Neres, Tadiç dhe Ziek.

Juventusi ka arritur të rikuperojë Ronaldon, por Kielini është mungesa e madhe e miqve. Kapiteni do të zëvendësohet nga Daniele Rugani, ndërsa Bernardeski do të formojë repartin ofensiv bashkë me Manxhukiç dhe Kristiano Ronaldon.

Një sfidë spektakolare pritet të jetë dhe ajo që do të zhvillohet në “Old Trafford”. Mançester Junajtid do të presë Barcelonën e Mesit. Solskjaer rreshton “Djajtë e Kuq” me skemën 4-3-3. Rashford, Lukaku dhe Dalot do të jenë në majën e sulmit, ndërsa Ernesto Varverde i përgjogjet norvegjezit me të njëjtën skemë. Semedo do të luajë në vend të Sergi Robertos, ndërsa treshja ofensive do të përbëhet nga Kutinjo, Mesi dhe Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online