Receta e Emeri: Napoli i fortë, duhet të ruhemi nga këta lojtarë

Arsenali do të presë Napolin nesër në darkë në një nga ndeshjet më të forta të Ligës së Europës. Dy ekipet duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Unai Emeri ka shumë respekt për ekipin italian dhe Karlo Ançelotin.

Spanjolli i “topçinjve”, i cili ka fituar tre herë rresht këtë kompeticion me Seviljen gjatë viteve 2013-2016, analizon sfidën, tregon pikat e forta të ekipit kundërshtar dhe vlerëson trajnerin e tyre. Pavarësisht kësaj, Emeri ka besim tek ekipi i tij dhe sqaron gjendjen e disa lojtarëve, të cilët janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.

DUELI – “Do të jetë një ndeshje 50 me 50. Napoli ka një histori të madhe si ne, renditet në vendin e dytë në Serie A dhe kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira kundër ekipeve të mëdha. Vijnë nga Championsi. Ishin në një grup shumë të vështirë më Liverpulin dhe PSG-në, por treguan se janë shumë kompetitivë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi besim te vetja. Duhet t’i përgatisim mirë këto dy ndeshje, të tregohemi solidë, të tregojmë respekt për Napolin dhe vlerësim për veten tonë. Ne jemi përmirësuar në aspektin e ekuilibrit dhe shpresoj që të fitojmë pa pësuar gol, ndërsa ata janë shumë të organizuar taktikisht. Duhet të kemi kujdes nga Milik, Insinje dhe Kajehon.”

SITUATA – “Gjendja e Koshielnit dhe Xhakës do të vlerësohet nesër. Obamejang ka patur disa probleme, por tani është më mirë dhe mund ta nisë ndeshjen si titullar.”

ANÇELOTI – “Karlo është një nga trajnerët më të mirë. Ka eksperiencë të madhe dhe ka stërvitur në shtete të ndryshme. Napoli është një nga skuadrat më të mira për momentin, kanë futbollistë të mëdhenj dhe një trajner me eksperiencë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online