“Perla” e Starrixh shtang Çelsin, paqe në Londër

Ndeshja midis Çelsit dhe Liverpulit ka përfunduar në një barazim 1-1. Të dy ekipet luajtën futboll të hapur dhe pati shpërdorime nga lojtarët e të dyja skuadrave. Hazard dhe Starrixh ishin autorët e golave, ndërkohë që vlen për të përmendur dhe forma e dobët e egjiptianit Mohamed Salah.

Hazard kaloi në epërsi Çelsin në minutën e 25-të. Një pas i shkëlqyer i Zhorxhinjos u shfrytëzua më së mirë nga Eden Hazard, i cili mposhti Alisonin me një të majtë të fuqishme. Salah pati një shans të shkëlqyer, por egjiptiani duket se ka harruar si të shënojë. Liverpuli u tregua dhe më agresiv gjatë pjesës së dytë, por mbrojtja e Çelsit dhe portieri Kepa arritën të neutralizonin sulmet, që më së shumti vinin nga këmbët e Manes dhe Shaqirit.

Goli i barazimit erdhi nga Daniel Starrixh. Sulmuesi anglez kishte vetëm tre minuta në lojë kur befasoi të gjithë të pranishmit në stadium me një goditje perfekte nga distanca dhe çoi shifrat në 1-1 në minutën e 89-të. Nga rezultati përfundimtar i takimit ka vetëm një të fituar dhe ai është Siti i Pep Guardiolës, që kap sërish kreun e kampionatit anglez, të paktën deri në fundjavën tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online