Përmbysje e çmendur, Dortmund spektakël për udhëheqjen e Bundesligës

Ka përfunduar përballja më e fortë e javës së gjashtë në Bundesligë. Borusia e Dortmundit ka bërë një përmbysje të çmendur në fushën e Bajern Leverkusen, teksa u mund në pjesën e parë me shifrat 2-0 dhe në fraksionin e dytë ktheu gjithçka në favor të saj, ku çdo gjë u mbyll nën shifrat 2-4.

Të besuarit e Lusien Favre e nisën jo në mënyrën e duhur takimin, ku e panë veten në disavantazh pas vetëm 9 minutash. Ishte Vaiser, i cili kaloi në avantazh vendasit me një goditje mjaft të bukur me të djathtën. Në minutën e 39-të ishin përsëri “aspirinat” që dyfishuan rezultatin, të cilët shkuan në pushim të qetë dhe në dukje kishin hipotekuar çdo gjë, por Dortmund erdhi më një fytyrë tjetër.

Në pjesën e dytë verdhezinjtë u transformuan tërësisht. U deshën vetëm 4 minuta, që Dortmund të barazonte gjithçka me danezin Larsen dhe Marko Rojs, në minutat 65 dhe 69. Insistimi i Borusias vijoi dhe kur duheshin vetëm 4 minuta nga mbyllja e kohës së rregullt, një këmbëngulje e Hakimit në krah, gjen Alkaser, i cili devijon krosimit e marokenit për të çuar në qiellin e shtatë tifozët verdhezi që kishin udhëtuar drejt Leverkusen. Në minutën e katërt shtesë ishte përsëri spanjolli, që duket i rilindur në Dortmund dhe i jep fitoren e çmendur ekipit të tij 2-4.

Borusia tashmë udhëheq e vetme Bundesligën, ku ngjitet në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve, pas gjashtë javëve të luajtura. Diferenca me ndjekësin më të afërt është vetëm një pikë, por Dortmund duket se po rikthehet përsëri të konkurrojë fuqishëm Bajernin e Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online