Vjen “mrekullia e shtatë”, Juventus likuidon edhe Napolin

Është mbyllur kryendeshja e javës së shtatë të Serisë A. Në Torino Juventus vijon të konfirmojë diktatin e tij në futbollin italian. Bardhezinjtë e Alegrit kanë mundur Napolin me përmbysje 3-1, ku “zonja e vjetër”, thuajse e dominoi të gjithë takimin.

Napoli e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, ku arriti të merrte avantazhin pas vetëm 10 minutave lojë. Ishte një aksion për kornizë i të kaltërve të Ançelotit, ku Mertens u dhuroi avantazhin. Juventus gjithsesi arriti te reagonte mjaft shpejt, ku Ronaldo me një krosim gati-gati perfekt gjen Manxhukiç, i cili me kokë nuk gabon. Pavarësisht këmbënguljes së bardhezinjve, pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nis menjëherë e vrullshme, ku është përsëri protagonist Ronaldo. Portugezi gjen hapësirë për të djathtën e tij, por goditja ndalet nga shtylla dhe vjen përsëri Manxhukiç, i cili çon peshë tifozët juventin. 2-1 për skuadrën e Algerit dhe festa është e tëra bardhezi. Në minutën e 58-të Napoli merr dhe një goditje tjetër, teksa Mario Rui ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Napoli nuk dorëzohet dhe ka rastin më të mirë në minutën e 72, por Kajehon i vetëm përballë portierit, ndalet nga Shezni. Më pas vërtetohet shprehja e madhe e futbollit. Në rast se nuk shënon, do e pësosh. Vetëm 3 minuta më vonë dhe në zhvillimin e një goditje nga këndi, Ronaldo godet me kokë dhe Bonuçi, i ndodhur në shtyllën e dytë shënon golin e qetësisë për Juven. 3-1 dhe një Juventus që nuk po di të ndalet në këtë fillim sezoni.

Juventus e çon në shtatë, numrin e fitoreve në po kaq javë të luajtura. Distanca me Napolin thellohet në 6 pikë, teksa bardhezinjtë duken pa rivalë në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online