Perez: Dua Donarumën, Ronaldo nuk ikën!

Florentino Perez është rizgjedhur president i Realit të Madridit dhe tashmë del hapur e më në fund flet për dy çështjet e mëdha të merkatos verore, që natyrisht lidhen ngushtë me Realin.

Presidenti madrilen ka folur për radion spanjolle Onda Cero dhe ka komentuar zërat se Ronaldo kërkon të largohet: “Herët a vonë do të flas me Kristianon, nuk e kam bërë ende sepse nuk dua ta shqetësoj derisa të përfundojë Kupa e Konfederatave. Nuk na ka ardhur asnjë ofertë, as për të, as për Moratën, pas për Hamesin, ndaj mendojmë se Ronaldo është dhe do të mbetet futbollist i Realit. Natyrisht, nëse dikush paguan 1000 milionë euro, le ta marrë. Kam besim të plotë te Ronaldo, më vjen keq që disa media ia kanë njollosur imazhin”.

Më pas, Perez ka folur edhe për të ardhmen dhe talentet që synohen: “Mbapé e Donaruma janë objektiva të rëndësishëm të klubit, është normale që t’i ndjekim me vëmendje, ashtu si Vinisius dhe disa të tjerë. Nëse janë të mirë, Reali do t’i kërkojë herët a vonë, sepse te ne vijnë më të mirët në botë. Për Donarumën do të pyes trajnerin, me Raiolën kam biseduar vetëm për Pogbanë dhe nuk ia dolëm të merreshim vesh. De Gea? Asnjë marrëveshje me Mançester Junajtid”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online