“Blindohet” mbrojtja e Kukësit, firmos Rustem Hoxha

Mbrojtësi 25-vjeçar Rustem Hoxha është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Pas disa ditësh me bisedime intensive, ku praktikisht ishte gjetur marrëveshja dhe mungonte vetëm gjetja e akordit për disa klauzola të kontratës, ish-futbollisti i Teutës ka firmosur mesditën e sotme.

Në sezonin e fundit Hoxha luajti 27 ndeshje si titullar në Superiore, duke qenë sërish një pikë kyçe te Teuta, por tani hedh një hap gjigant përpara në karrierë.

Për Hoxhën është një mundësi e artë për të treguar sa vlen, por nuk do ta ketë të lehtë të luajë rregullisht, pasi përveç Ylli Shametit, në qendër të mbrojtjes do të vijë edhe spanjolli Albert Serran.

Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me skuadrën e Kukësit. Falënderoj të gjithë personat që më ndihmuan të transferohem në këtë klub dhe besoj se do të jap më të mirën për ekipin tim të ri. Jam i sigurt se do të arrijmë suksese të tjera dhe mendoj se do të shkojmë lart edhe në Champions League. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë dhe i them se do të bëj maksimumin për Kukësin“, deklaroi Hoxha për faqen zyrtare të Kukësit, pas prezantimit zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online