Partizani i plotë para Teutës, Hila dhe Trashi të gatshëm për Gegën

Partizani do të luajë në fundjavë një ndeshje shumë të vështirë, atë përballë Teutës, skuadër që po bën një sezon shumë pozitiv deri më tani. Duke parë vështirësinë e ndeshjes, Gega do të preferonte t’i kishte të gjithë të gatshëm dhe duket se fati i ka buzëqeshur.

Trashi është i gatshëm për këtë sfidë, pasi pezullimin prej kartonëve të verdhë e shleu kundër Tiranës. Përveç mbrojtësit të majtë, i gatshëm për Partizanin do të jetë dhe mesfushori Ardit Hila.

Ky i fundit pati munguar për një periudhë shumë të gjatë për shkak dëmtimi dhe vetëm javën e kaluar iu bashkua skuadrës në stërvitje. Për derbin kundër Tiranës, Hila nuk ia doli të ishte i gatshëm, por në sfidën e kësaj jave kundër Teutës, mesfushori mund të vihet nën urdhrat e Gegës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online