Rojs: Jemi të aftë për të arritur të pamundurën!

Borusia e Dortmundit do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit përballë Totenhemit, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Shanset për të kaluar më tej për ekipin gjerman janë shumë të pakta, pasi takimi i parë përfundoi me shifrat 3-0 për “gjelat” e Londrës.

Në kuadër të sfidës, ka folur kapiteni i verdhezinjve, pikërisht Marko Rojs. Mesfushori ka thënë për mediat gjermane që gjithçka mund të ndodhë dhe se beson tek ekipi i tij. Sidoqoftë, Rojs pranoi se një gol i Totenhemit do të shuante përfundimisht shpresat e Dortmundit për të kaluar më tej.

“E dimë që jemi të aftë për të arritur të pamundurën. Nëse Totenhemi shënon një gol, atëherë do të ishte shumë e vështirë. Gjithsesi, ne kemi shumë besim se do ja dalim dhe do të kalojmë më tej”, përfundoi kapiteni i verdhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online