“Tifozët e Realit të kenë turp!”, shpërthen agjenti i Bejl

0

Agjenti i yllit të Real Madridit, Garet Bejl, ka folur për mediat spanjolle sot, ku i ka dalë kundër të gjithë tifozëve të “Los Blancos”. Xhonatan Barnet ishte agjenti që bëri të mundur kalimin e Bejl te Reali, transferim që e bëri edhe atë vetë një person shumë të pasur.

Barnet mendon se sjellja e tifozëve të Realit karshi klientit të tij është e papranueshme dhe të gjitha ata që janë kundër Bejl, do të pendohen për fjalët e tyre. Në fjalën e tij për mediat spanjolle, Barnet tha:

“Ky brez i tifozëve të Realit do të flasin për vite të tëra për golat e Garet Bejl. Të jem i sinqertë, atyrë duhet t’iu vijë turp nga vetja, për mënyrën sesi e kanë trajtuar Bejlin. Asgjë më pak se një turp i madh!”, tha agjenti i yllit uellsian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.