Operacion “fshesa” te Tirana, ikin katër të parët

I pashmangshëm “revolucioni” te Tirana, që vetëm në javën e fundit të kampionatit i shpëtoi rënies nga Kategoria Superiore. Drejtuesit tashmë duhet të përcaktojnë grupin e lojtarëve që qëndrojnë dhe më pas të mendojnë për afrimet.

SportEkspres.com mëson se tre prej lojtarëve të cilëve u përfundojnë kontratat, nuk do të jenë në sezonin e ardhshëm pjesë e Tiranës. Konkretisht, Toni Mauexhe, Junus Sentamu dhe Namdi Oduamadi janë ata të cilët duhet të shohin për ekip tjetër.

I pari është lojtari që ka qenë më konstant te Tirana, duke luajtur rregullisht si titullar në të Parën dhe në Superiore. Sentamu është bërë çështje shpesh, kryesisht kur vinte koha për t’u kthyer në shtëpi. Nëse ndalemi tek Oduamadi, pritshmëritë për të kanë qenë të larta dhe nuk ka bindur. Për më tepër që edhe paga e tij ishte e konsiderueshme.

Veç këtyre tre lojtarëve, edhe Vinsent Atinga mund të shohë të gjejë një tjetër ekip. Ai është nën kontratë, por të dyja palët janë të interesuara të ndahen. Pritet vetëm që klubi të zyrtarizojë largimin e mbrojtësit, i cili do të ishte largimi i katërt te Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online