Ofertë për Vasil Shkurtajn, çfarë skenari për transferimin!

Vasil Shkurtaj është shënuesi më i mirë i Luftëtarit këtë sezon dhe një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi ka realizuar me bliznjtë shtatë gola, ndërkohë që Partizani, Laçi dhe Kukësi i janë vënë pas.

Verilindorët duket se janë klubi që po tregohen më konkret. Pasi kanë marrë Eduart Rrocën, ata tashmë synojnë të finalizojnë marrëveshjen edhe për Shkurtajn. Jo vetëm kaq, por ka edhe një plan dhe është mjaft interesante.

Sipas asaj që raporton Supersport, Kukësi po tenton të përfshijë në marrëveshje edhe Rexhinaldon. Kështu, mozambikasi do të kthehej tek ish-skuadra e tij dhe Shkurtaj do i bashkohej ekipi të Armando Cungut për të tentuar fitimin e titullin kampion.

One thought on “Ofertë për Vasil Shkurtajn, çfarë skenari për transferimin!

  1. pse nuk eshte ne kombertare ky eshte si kal force terheq shume ne sulm ben edhe gola ca do me shume panuci me spurdhjaker 30 kg…???

Leave a Reply to SS Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *