Djali i Amorosos në hapat e babait, talenti brazilian “zbarkon” në Itali

Marsio Amoroso mbahet mend me shumë nostalgji nga tifozët e Udinezes. Sulmuesi brazilian ishte golashënuesi i sezonit 98/99 të Serie A me 22 golat e tij. Në fund të sezonit të mahnitshëm, Amoroso u shit te Parma për një shumë rekord prej 64 miliard liretash.

Thuajse 20 vite mbas largimit të brazilianit, fanella e skuadrës friulane do të vishet nga një Amoroso tjetër. Bëhet fjalë për djalin 15-vjeçar të Marsios, Mateon. Në ndryshim nga babai, djaloshi i talentuar është një mesfushor me tipare sulmuese.

Mateo mbërriti ditën e djeshme nga SHBA ku jeton prej disa vitesh së bashku me familjen. 15-vjeçari pritet të firmosë një kontratë profesioniste sapo të mbushë 16 vjeç dhe për momentin do të stërvitet me skuadrën e 16-vjeçarëve të Udinezes. Pesha e mbiemrit nuk do të jetë aspak e vogël, por me siguri ky risk është menduar nga ai dhe i ati.

https://www.instagram.com/p/Brdigk3gCyt/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online